Ironizon Miftaraj: Sot si kurrë më parë, qëndroni brenda dhe dëgjoni margaritarët nga politikanët tanë

Aktuale

Ironizon Miftaraj: Sot si kurrë më parë, qëndroni brenda dhe dëgjoni margaritarët nga politikanët tanë

Nga: G.B Më: 19 mars 2020 Në ora: 09:50
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se sot si kurrë më parë keni arsye për të qëndruar brenda dhe për të dëgjuar margaritarët nga politikanët tanë të pozitës dhe opozitës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të gjithë do të sakrifikohen për "interesin e përgjithshëm" me qëllim që në politika afatgjate të dalin përfituesit personal më të mëdhenj.

Postimi i tij i plotë:

Sot do te jete nje dite fantastiko-shkencore, popullit pritet te i drejtohen lideret politik si Albin Kurti ose Burim Abazi, nga LDK kush te mundet, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Korona Virus vs Kriza Politike, si gjithnje fitojne krizat politike.

Sot si kurre me pare, keni arsye per te qendruar brenda dhe degjuar margaritaret nga politikanet tane pozite/opozite.

Normal, te gjithe do te sakrifikohen per "interesin e pergjithshem" me qellim te vetem qe ne politika afatgjata te dalin perfituesit personal me te medhenj.

#tepabese#profitere#tegjithejenitenjejte

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat