​39 shtetas nga Kosova të ardhur nga Stambolli vendosen në karantinë - Bota Sot
​39 shtetas nga Kosova të ardhur nga Stambolli vendosen në karantinë

Aktuale

​39 shtetas nga Kosova të ardhur nga Stambolli vendosen në karantinë

Më: 19 mars 2020 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

39 shtetas nga Kosova të ardhur nga Stambolli janë vendosur në karantinë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku përmes një statusi në Facebook.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Sot herët në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra. Dje kthyem ekipin Kombëtar të Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu - do të vazhdojë. Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani.

E falenderoj Ministrin Quni dhe Ushtrinë e Kosovës që menjëherë dhe me profesionalizëm po na ndihmojnë.

Qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Ko sovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat tona. Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat