Vela ka një propozim për LDK-në lidhur me mocionin ndaj Qeverisë

Aktuale

Vela ka një propozim për LDK-në lidhur me mocionin ndaj Qeverisë

Nga: G.B Më: 19 mars 2020 Në ora: 12:32
LDK

Analisti politik, Blerim Vela, ka thënë se GP i LDK-së ka para vetes vendimin më të rëndësishëm në dekadën e fundit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se do të ishte mirë që vendimi për nisjen e mocionit të shtyhet së paku derisa të përfundojë kriza e koronavirusit.

Postimi i plotë:

Grupi parlamentar i LDKse ka para vetes vendimi me te rendesishem ne dekaden e fundit. Do te ishte mire qe vendimin per nisjen e mocionit te mosbesimit ta shtyejne per se paku deri sa te perfundoj kriza me #Covid19.

Me kete veprim, grupi parlamentar i LDKse fuqizojne ministrat e tyre dhe i japin votebesim qe te vazhdojne me punen e mire ne menaxhimin e situates: Lumirit, Hykmetes e Antonit. Po ashtu, i ofrojne votebesim Arbenit, Albulenes dhe Rozetes. Per me teper, me veprim te tille, LDK i qenderon besnik premtimit te tyre ndaj votuesve se nuk do te bejne koalicion me partite e PAN.

Koha e ofruar nga grupi parlamentar i LDK duhet te shfrytezohet nga lidershipi i LVV e LDK qe te ulin gjakrat, te fokusohen ne menaxhimin e situates me #Covid19 dhe te gjejne zgjidhje per tarifen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat