​S’ka raste të reja me koronavirus, Vitia thotë se dy barna po kanë sukses në trajtimin e pacientëve

Aktuale

​S’ka raste të reja me koronavirus, Vitia thotë se dy barna po kanë sukses në trajtimin e pacientëve

Më: 19 mars 2020 Në ora: 15:36

(E plotësuar) - Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka bërë të ditur se nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus dhe se disa barna që kanë pasur reagim pozitiv tek pacientët janë porositur dhe shumë shpejt do të vijnë në Kosovë për trajtimin e pacientëve.

Ai deklaroi se gjendja shëndetësore e të gjithë të prekurve me koronavirus është stabile.

Ministri Vitia deklaroi se në IKShPK janë rreth 1 mijë teste, ndërsa kanë porositur edhe 7 mijë të tjera të cilat do të vijnë javën e ardhshme. E krejt kjo, sipas tij ka për qëllim që të shtohet numri i personave që testohen për COVID-19.

Vitia: Gjendja e të prekurve që po trajtohen aty, e që janë 13 akoma është stabile

“Deri sot janë testuar mbi 320 mostra të dyshimta për COVID-19 dhe 20 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Dje kemi pasur edhe disa raste të tjera në orët e mb rëmjes kemi marrë rezultatin dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Janë edhe rreth 1 mijë teste në stokun e mikrobiologjisë molekulare në IKShPK dhe pardje me urgjencë janë porositur edhe 7 mijë të tjera të cilat do të vijnë në fillim të javës që vjen, por në ndërkohë është përgatitur kërkesa edhe për teste shtesë pas këtyre. Kemi siguruar edhe një aparat tjetër për realizimin e testeve në kohë reale, i cili pritet të vihet në funksion qysh ditën e nesërme. Informatat nga Klinika Infektive në QKUK janë se gjendja e të prekurve që po trajtohen aty, e që janë 13 akoma është stabile dhe me përjashtim të njërit prej pacientëve, më të moshuarit që kohë pas kohe asistohet me oksigjenoterapi po jo në gjendje të rëndë, pacientët e tjerë janë duke marrë një trajtim mjekësor mbështetës dhe janë në gjendje stabile”, tha ai.

I pari i Shëndetësisë deklaroi se disa nga antiviralët janë treguar të suksesshem në trajtimin e të infektuarve dhe se menjëherë kanë kontaktuar kompaninë prodhuese, ku tha se presim që një kontingjent të këtyre barnave ta marrin në një kohë sa më te shpejt.

Vitia: Disa antiviral janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve

“Pasi si sëmundje e re COVID-19 akoma nuk ka një protokoll të trajtimit me antiviral, dje dhe sot kemi marrë informacionet e para se disa nga antiviralët si Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve. Menjëherë sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese, por edhe ambasada siç është edhe ajo e Japonisë dhe po shpresojmë që një kontingjent i këtyre barnave ta marrim në një kohë sa më të shpejt”, tha ai.

Ministri Vitia bëri të ditur se ka filluar shpërndarja e kontingjentit të parë të furnizimeve me material mbrojtës dhe ka filluar shpërndarja me prioritet në vendet ku ka ndërprerje të hyrje-daljeve, siç është Klina, Vitia, Malisheva dhe disa fshatra të Podujevës.

Po ashtu, ai bëri të ditur se të gjitha spitalet private kanë ofruar të gjitha kapacitetet nëse paraqitet nevoja, por që tha se fatmirësisht deri tani kjo nuk është e nevojshme pasi që në sektorin publik do të jenë të gatshëm 500 shtretër dhe në rast nevoje ky numër do të rritet.

Ai potencoi se shumë shpejt pritet të sigurohet kontingjenti i parë i respiratorëve shtesë, i cili do të pasohet edhe me respiratorë të tjerë në fazat e mëtutjeshme. Ministri potencoi se aktualisht në sektorin publik dhe privat janë mbi 130 respirator të cilët nuk janë përdorur ende për asnjë të prekur me COVID-19.

I pari i Shëndetësisë bëri të ditur se sot do të funksionalizohet grupi ndërinstitucional për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Sa i përket kërkesës së presidentit të vendit Hashim Thaçi, për t’u shpallur gjendja e jashtëzakonshme, Vitia tha se nuk ka arsye që të bëhet një gjë e tillë.

Vitia: Nuk shoh një arsye për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme

“Janë përmbi 500 shtretër të gatshëm, janë mundësia edhe 500 të tjerë të bëhen për një kohë shumë të shkurtër. Janë spitalet private të cilat na kanë garantuar dhe lëshuar të gjitha kapacitetet e tyre në shfrytëzim. Pse po e them këtë, deri tani as një për qind e gjithë kapaciteteve të cilat ne i kemi në dispozicion nuk janë duke u shfrytëzuar. Në momentin kur paraqitet situatë e tillë kur themi që del situata jashtë kontrollit, që ne besojmë dhe shpresojmë që nuk do të ndodh, dhe kur këto mekanizma nuk kanë më mundësi që të përballojnë këtë situatë atëherë do të jetë detyrë ligjore nga ana jonë që të kërkojmë ne vet për një shpallje të gjendjes së jashtëzakonsh me. Mirëpo, për momentin i siguroj të gjithë se me punën që e kanë bërë të gjithë ministrat, me punën që e kanë bërë të gjithë akterët, e sidomos infermierët dhe mjekët, absolutisht nuk shoh një arsye për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme”, tha ai.

Ai ka folur edhe për ankesat e qytetarëve që janë kthyer në Kosovë e që janë vendosur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ai tregoi se një qytetar ka tentuar të largohet nga kjo Qendër, për çka tha se janë detyruar ta ndalojnë brenda.

Vitia: A janë kushtet më ideale, nuk janë

“Të gjitha opsionet që kanë qenë për karantinë, e vetmja ka qenë Qendra e Studentëve që ka mundur të rregullohet në mënyrën se si është për të plotësuar kushtet minimale për karantinimin e të gjithë bashkatdhetarëve që vijnë. A janë kushtet më ideale, nuk janë. Sot kemi marrà « disa ankesa dhe menjëherë kemi vepruar...Nuk e kam informatën nëse është i prangosur ose jo, por secili që futet në karantinë, karantina e ka këtë qëllim që të futet brenda dhe të mos dal, për arsye të mos rrezikimit të qytetarëve të tjera. Dhe çdo person që tenton të dal me forcë ne jemi detyruar që ta mbajmë brenda derisa të sigurohemi që ai person është negativ me COVID-19 dhe pasi të bëhen testet do të lirohen”, tha ai.

Ai bëri të ditur se zëvendësministri Izet Sadiku është caktuar që të menaxhojë Qendrën e Studentëve, ku tha se me këtë menaxhim kushtet do të përmirësohen.

***

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se janë porositur 7000  teste shtesë dhe dy lloje të barërave që, sipas tij, kanë rezultuar si ndihmuese për të prekurit nga virusi Covid-19.

Ai thotë se është porositur edhe një aparat që do të kryej teste në kohë reale për ata që dyshohet se janë prekur ngs virusi.

“Është përgatitur kërkesa për porositjen edhe të testeve shtesë. Kemi siguruar edhe një aparat tjetër për realizimin e testeve në kohë reale, që vjen nesër. Informatat nga QKUK-ja janë se gjendja e të prekurve që po trajtohen aty, që janë 13, është stabile, me përjashtim të pacientit më të moshuar që po trajtohet herë pas here me oksigjen. Dje dhe sot kemi marrë informatat e para se Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve. Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat, dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre barnave ta pranojmë sa më shpejtë”, ka thënë Vitia.

Ai thotë se Kosova ka 120 respiratorë dhe se është në bashkërendim të vazhdueshëm me Organizatë Botërore të Shëndetësisë dhe Zyren përfaqësuese të Bashkimit Evropian.

“Të gjitha masat e marra janë koordinuar me OBSH në Kosovëë dhe me zyrën e BE;së për shëndet”, ka thënë Vitia para mediave.

​Vitia: S’ka raste të reja me koronavirus, barnat e përdorura po kanë efekt

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka folur rreth masave që i kanë ndërmarr për parandalimin e koronavirusit.

Ai bëri të ditur se nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus dhe se disa barna kanë pasur reagim pozitiv te pacientët.

Andaj tha se kanë porositur këto lloj barnash që të sigurojnë për të gjithë pacientët e prekur nga koronaviruasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat