Vela: Kjo është politikanja e vetme që nuk po bëhet pjesë e pazareve të PAN-it

Aktuale

Vela: Kjo është politikanja e vetme që nuk po bëhet pjesë e pazareve të PAN-it

Nga: A.Zh Më: 19 mars 2020 Në ora: 20:16
PAN

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka dalë kundër mocionit të LDK-së për daljen nga Qeveria. Për këtë veprim, Osmanin e ka lavdëruar edhe analisti politik Blerim Vela.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Osmani nuk është bërë pjesë e pazareve politike me PAN-in, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ndryshimi mund të shtyhet, por nuk mund të ndalet.

Postimi i plotë i Velës pa ndërhyrjen e redaksisë:

Karakteri i vertete i politikaneve shfaqet ne kohe krizash. Disa tregojne guxim dhe besnikeri ndaj parimeve dhe votuesve, te tjere humbin zerin, ikin nga pergjegjesia dhe nuk qendrojne pas asnje parimi.

Per fat te keq, zhvillimet e fundit rreth mocionit te mosbesimit ndaj qeverise tregojne qe ne LDK shumica e deputeteve nuk kane guxim per ti qendruar besnik vullnetit te votuesve. Ata jane me teper perfaqesues te aksionareve te LDKse se sa te votuesve te tyre.

Perjashtim bejne deputetet rreth Vjosa Osmanit qe ne kete kohe pa kohe nuk po behen pjese e pazareve politike. Sonte n’8 mbeshtetje per guximin e Vjoses e deputeteve te tjere te LDK per refuzimin e pazareve politike me PAN.

Ndryshimi mund te shtyhet, por ai nuk mund te ndalet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat