Abdullahu: Dy faktorë të rëndësishëm duhet të kihen parasysh nga Qeveria

Aktuale

Abdullahu: Dy faktorë të rëndësishëm duhet të kihen parasysh nga Qeveria

Nga: G.B Më: 20 mars 2020 Në ora: 10:33
Faton Abdullahu

Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu, ka thënë se çfarëdo që vendoset këto ditë për Qeverinë e për rrjedhojë edhe për shumë rrjedha që determinohen nga ato veprime e vendime duhet të kihen parasysh dy faktorë të rëndësishëm, përcjell Bota sot.

E para, ai thotë se veprimet e ndërmarra a do ta shtojnë efiqencën e luftës që sot po bëhet në Kosovë kundër epidemisë me qëllim që të mbrohet jeta e qytetarit të Kosovës nga coronavirusi dhe e dyta, veprimet e ndërmarra a do të jenë nismë e sinqertë, unike dhe përmbajtësore për parandalimin e procesit tashmë të zyrtarizuar të Qeverisë Kurti të ftohjes dhe dëmtimit të raporteve tona me SHBA-të.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Çfarëdo që vendoset këto ditë për Qeverinë e për rrjedhojë edhe për shumë rrjedha që determinohen nga ato veprime e vendime duhet të kihen parasysh dy faktor të rëndësishëm :

E para – Veprimet e ndërmarra a do ta shtojnë efiqencën e luftës që sot po bëhet në Kosovë kundër epidemisë me qëllim që të mbrohet jeta e qytetarit të Kosovës nga coronavirusi.
E dyta – Veprimet e ndërmarra a do të jenë nismë e sinqertë, unike dhe përmbajtësore për parandalimin e procesit tashmw të zyrtarizuar të Qeverisë Kurti të ftohjes dhe dëmtimit të raporteve tona me SHBA-t.

Çdo gjë tjetër sot është dytësore dhe do të jetë kalkulim bazuar në interesa klanore, partiake e individuale. Çdo gjë tjetër është riaktivizim i një virusi të vjetër ndër ne, ai i përçarjes apo thënë ndryshe, i pamundësisë për tu bërë bashkë për të qenë tolerant e pragmatik me njëri tjetrin për ta luftuar çdo te keqe dhe për të qenë efikas për ta parandaluar e luftuar politikën destabilizuese të Serbisë kundër vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat