Tri arsye pse mocioni nuk është zgjidhje

Aktuale

Tri arsye pse mocioni nuk është zgjidhje

Nga: G.B Më: 20 mars 2020 Në ora: 12:09
Qeveria e Kosovës

Sami Blakaj, njohës i çështjeve politike dhe integrimeve evropiane, ka thënë se mocioni nuk është zgjidhje, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ai e deformon vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhje, e orienton LDK-në si parti që pas heqjes së taksës të lidh koalicion me partitë që e vendosën taksën dhe në mes të krizës globale pandemike, Kosovës i shtohet edhe kriza politike,

Postimi i tij i plotë në Facebook:

MOCIONI s'është zgjidhje, pse?

1. Deformon vullnetin qytetar të shprehur përmes votës së 6 Tetorit, e cila përcaktoj qartë besimin e qytetarëve për udhëheqjën e re politike.

2. Orienton LDK-në, si parti pro heqjes së menjëhershme të TAKSËS të lidh koalicion pikërisht me origjinën e TAKSËS, me partitë që e vendosen dhe me ngulm mbrojnë TAKSËN.

3. Në mes të KRIZËS GLOBALE PANDEMIKE, Kosovës i shtohet edhe KRIZA POLITIKE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat