Vela propozon zgjidhjen për VV-LDK, për daljen nga kriza

Aktuale

Vela propozon zgjidhjen për VV-LDK, për daljen nga kriza

Nga: G.B Më: 20 mars 2020 Në ora: 12:50
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka kritikuar LDK-së, që brenda 48 orëve arriti të sigurojë mbështetjen e partive për ta rrëzuar qeverinë, ndërsa për 3 muaj mezi arriti të formojë qeverinë me VV-në, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në këtë kohë pandemia të Koronavirusit, LVV e LDK duhet të merren vesh për bashkëqeverisje deri në përfundim të krizës.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Aksioni politik i aksionareve te LDK-se

Aksionaret e LDK-se brenda 48 oreve morren masat per rrezimin e qeverise dhe formimin e nje qeverie te re. Ata arriten te sigurojne mbeshtetjen e hapur te AAK, Nismes dhe AKR-se, si dhe PDK-se ne heshtje. Dmth asnje diskutim per program te perbashket, por vec per ndarje te pushtetit. Rekord historik per arritjen e marreveshjes per bashkeqeverisje!

Te njejtit aksionare e zhagiten formimin e qeverise me LVV per 3 muaj, ndonese ishte premtim i tyre zgjedhor qe do te benin qeverine vetem me te. Kjo tregon shume per qasjen dhe orientimin e tyre te vertete politik. Ne kete drejtim ata keqperdoren emrin dhe autoritetin e Vjosa Osmanit per te fituar sa me teper vota. Kapitalin e saj politik ata tani jane duke e perdore qe te bejne vjedhje te vullnetit qytetar per ndryshim duke formuar qeveri me PANdemine.

Ne situaten e krijuar nga pandemia #Covid19, LVV e LDK duhet te merren vesh per bashkeqeverisje deri ne perfundim te krizes #Covid19. Si masa mirebesimi, qeveri duhet te vendos ne rend te dites hiqjen e tarifes tani dhe vendosjen e reciprocitetit te plote te behet pasi te kaloje situata me #Covid19. Ceshtja e MPB-se te zgjidhet duke emeruar menjehere minister te ri te propozuar nga LDK.

Pas kalimit te krizes #Covid19, nese nuk ka vullnet per bashkeqeverisje, le te behet mocioni i perbashket i votebesimit/mosbesimit dhe te organizohen zgjedhjet e reja parlamentare sipas afateve kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat