Zv/ministri i Shëndetësisë flet për personat e kthyer nga Gjermania

Aktuale

Zv/ministri i Shëndetësisë flet për personat e kthyer nga Gjermania

Më: 20 mars 2020 Në ora: 18:17
Izet Sadiku

Zëvendësministri i Shëndetësië në Kosovë, Izet Sadiku, thotë se personat e ardhur nga Gjermania janë marrë nga aeroporti i Prishtinës me veturat e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Sadiku tha se personave të karintuar iu është siguruar nga një pako higjienike.

Arritja e gjërave të tyre elementare në karantinë nga familjarët e tjerë do të bëhet me kordinim, pasi sipas tij, ata nuk duhet të kenë fare kontakt me familjarët dhe personat e tjerë.

Sot ka mbërritur një aeroplan nga Dusseldorfi i Gjermanisë, ku në të kanë qenë gjithej 180 pasagjerë.

Ky udhtim është organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa të njëjtit do të qëndrojnë për 14 ditë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat