Koronavirusi – mungesa e miellit, Vushtrria rrit çmimin e bukës

Aktuale

Koronavirusi – mungesa e miellit, Vushtrria rrit çmimin e bukës

Nga: F. Beka Më: 21 mars 2020 Në ora: 14:17
Miell

Pandemia e virusit Corona dhe rastet e deritashme të “importimit” me këtë virus, kanë shkaktuar panik tek një pjesë e qytetarëve të vendit tonë të cilët kanë ngarendur në shitore edhe markete për furnizime me shumicë, duke nxitur edhe tjerët në veprime të ngjashme, gjë që po vërehet posaçërisht me mungesën e artikullit themelor familjar miellit.

Përkundër deklaratave nga institucionet qendrore e lokale por edhe nga mullinjtë dhe marketete se nuk ka mungesë të artikujve të domosdoshëm ushqimor, me  bekimin” e inskenimit artificial të mungesave të këtij artikulli po vazhdon të shkaktohet panik, të rritet çmimi i këtij artikulli dhe të arsyetohet pastaj ai.

Ditë më parë ku u shpërnda si era lajmi se ka mungesë të miellit, një banor i lokalitetit të vetëm shqiptar në komunën e Zubin Potokut (Shemsiu) njoftoi se në fshatin fqinj me Çabrën në Zupq janë vërejtur dy kamionë të mëdhenj “Skania” që kanë shkarkuar miell, kjo ka mjaftuar që pas pak orëve e gjithë sasia të shitet edhe atë me rritje çmimi nga 12 euro sa ishte thënë në 13 euro për thes – 25 kg.

Rritjen e çmimit e ka konfirmuar edhe Albani që kishte shkuar të furnizohej me ketë artikull, duke transmetuar edhe bisedën që ka pasur me shitësin lokal serb, që i ka thënë se shumë nga blerësit  i kane sugjeruar që të rritet çmimi deri 15 euro, pasi në Mitrovicë ka mungesë (tash shtrohet pyetja këta që e kanë këshilluar a janë vetë tregtarët pos stërshitësit  qe kane dashur të kenë arsyetim për përfitimet e veta, apo kush është njeri  normal që nxit ngritjen e çmimit për bashkëvendësit e vetë?).

Në kohen kur Qeveria po bënë ftesë që të evitohen lëvizjet me qëllim që të izolohet mundësia për përhapjen e virusit Corona dhe ku kërkohet bashkëpunim nga qytetarët nëse vërejnë raste të rritjes artificiale të çmimeve, mësohet se furrtarët vushtrrias duke arsyetuar mungesat e miellit kanë paralajmëruar rritjen e çmimit të bukës.

Çmimi i bukës do rritet nga nesër kanë njoftuar ata, mirëpo nuk ka qëndrime nëse Inspektorati komunal apo institucionet qendrore kanë miratuar (nëse është bërë kërkesa për rritje të çmimit të bukës) gjë që vështirë të besohet se është bërë.

Sidoqoftë nga nesër qytetarët duhet të paguajnë për 5 cent bukën më shtrenjtë se deri më tash, me apo pa dije të zyrtarëve lokal dhe institucionet qendrore duhet të bëjnë gjithçka që në këtë situatë emergjente në të cilën ndodhemi të ndalojnë rritjen e kostos së shportës familjare,  që do të ishte mbështetje e mirë për kujdesin ndaj konsumatorit.

Përderisa të veprojnë përgjegjësit institucional në mbrojtjen e qytetarit konsumator, familjarët dhe qytetarët do të jenë të detyruar që në situatën emergjente dhe gjendjen edhe ashtu të rënduar socio-ekonomike dhe papunësisë enorme të paguajnë më shtrenjtë bukën si artikullin themelor ushqimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat