Gruaja e Agim Ramadanit me mesazh emocionues për Lumir Abdixhikun dhe Anton Qunin

Aktuale

Gruaja e Agim Ramadanit me mesazh emocionues për Lumir Abdixhikun dhe Anton Qunin

Nga: N. H Më: 21 mars 2020 Në ora: 17:06
Lumir Abdixhiku, Agim Ramadani dhe Anton Quni

Bashkëshortja e heroit të Kosovës Agim Ramadanit, Shukrije Ramadani, përmes një komenti në Facebook ka uruar për punën e bërë ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni, dhe ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

Ramadani në komentin e saj, thotë se është e lehtë kur dinë dhe ke mundësi të kryesh punë për shtetin e Kosovës.

Ajo ka përgëzuar ish-bashkëluftëtarin e heroit të Agim Ramadanit, Anton Qunin, dhe ministrin e palodhur, Lumir Abdixhiku, për punën e deritanishme.

“Sa lehtë është kur dinë, dëshiron dhe mundesh të kryesh punë në të mirë të shtetit tendë. Ju lumtë”, shkruan Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit të Kosovës Agim Ramadani.

Image

Ministrat e LDK-së, e sidomos Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami e Anton Quni janë duke marrë lëvdata me punën që janë duke e bërë, kur dihet kriza në të cilën është duke e kaluar vendi, për shkak të pandemisë.

Kujtojmë se ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti dje në takim Ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Quni e njoftoi ministrin Abdixhiku me zhvillimet e përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në veçanti me aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar FSK gjatë periudhës së emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ai gjithashtu e njoftoi Abdixhikun me nivelin e gatishmërisë operacionale të FSK-së për reagim në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat