Lajm i mirë për shoferët e Kosovës e të huajt që transportojnë mallra

Aktuale

Lajm i mirë për shoferët e Kosovës e të huajt që transportojnë mallra

Më: 21 mars 2020 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh koordinator i Grupit ndër-institucional për menaxhimin e incidenteve, Xhelal Sveçla ka marrë vendim që të lirohen nga obligimi për karantinim shoferët e Kosovës dhe ata të huaj që transportojnë mallra, të cilët vlerësohen se nuk janë të dyshimtë me COVID-19.

Në njoftimin për media thuhet se të gjithë personat të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës përmes pikave kufitare, pas nënshtrimit të kontrollit mjekësor, do të dërgohen në karantinë të përcaktuar sipas vendimit të Qeverisë, ndërsa përjashtim bëjnë shoferët që transportojnë mallra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat