“Fati i Qeverisë Kurtit në duart e Kuvendit. Zgjedhjet e reja janë nonsens”

Aktuale

“Fati i Qeverisë Kurtit në duart e Kuvendit. Zgjedhjet e reja janë nonsens”

Më: 22 mars 2020 Në ora: 23:31
Albin Kurti dhe Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së ka thënë se fatin e qeverisë Kurti tash e ka në dorë Kuvendi.

Haziri në një intervistë ekskluzive për emisionin N’Konak ka thënë se Kuvendi do të vendosë për rrëzimin apo jot ë qeverisë Kurti por që sipas tij zgjedhjet nuk janë të mundshme.

Haziri ka thënë se opozita nuk i përkrah zgjedhjet por qeverinë do të bëjë ai që e ka shumicën.

“Kryesia e Kuvendit mblidhet ata duhet me e vendos dinamikën e vazhdimit të situatës. Fatin e kësaj qeverie e kanë në dorë Kuvendi dhe deputetët. Ata mund të sjellin një vendim të duhur apo jo të duhur për këtë situatë. Kosovës i duhet një qeveri e unitetit me një menaxhim të sukssesshëm të situatës së emergjencës edhe atë shëndetësor por edhe atë politik”, ka thënë nënkryetari i LDK-së.

E sipas tij zgjedhjet nuk janë zgjidhje për këtë situatë.

“Zgjedhjet janë nonsens, qyetarët nuk dalin me votu në këtë situatë por prapë edhe nëse do të dilnin zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, thotë Haziri N’Konak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat