Besian Mustafa: Mocioni i LDK-së tani është në përgjegjësinë e Kuvendit

Aktuale

Besian Mustafa: Mocioni i LDK-së tani është në përgjegjësinë e Kuvendit

Më: 23 mars 2020 Në ora: 11:45
Besian Mustafa

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njëherësh anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar sot se tashmë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti është përgjegjësi e udhëheqësve të Kuvendit të Kosovës.

Mustafa: Mocioni vazhdon në Kuvendin e Kosovës, ku përgjegjës janë udhëheqësia e Kuvendit

“Këto janë vendime politike që janë marrë në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mocioni vazhdon në Kuvendin e Kosovës, ku përgjegjës janë udhëheqësia e Kuvendit”, tha ai.

Kujtojmë se LDK të premten ka dorëzuar në Kuvend nënshkrimet për mbajtjen e seancës për t’u votuar mocioni i mosbesimit nga Qeverisë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat