​Haradinaj kujton heqjen e autonomisë nga Millosheviqi

Aktuale

​Haradinaj kujton heqjen e autonomisë nga Millosheviqi

Më: 23 mars 2020 Në ora: 13:17
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook, ka kujtuar ditën e heqjes së autonomisë së Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.

Votimi për revokimin e autonomisë së Kosovës u bë më 23 mars 1989.

Haradinaj theksoi se e drejta për vetëvendosje është e drejtë e patjetërsueshme e cila na përcolli me dekada.

“Kujtojmë ditën kur makineria politike shtypëse e Millosheviqit e hoqi autonominë e Kosovës. Nderojmë ditën kur gratë dhe burrat e Kosovës rezistuan dhe qëndruan stoikisht në të drejtën e tyre për vetëvendosje. E drejta për vetëvendosje është e drejtë e patjetërsueshme e cila na përcolli me dekada. Kjo e drejtë nuk është e zmbrapsjes dhe e përuljes por e rezistencës dhe besimit në vizionin e shtetbërjes dhe vlerave kombëtare e perëndimore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat