Deputeti i VV-së: LDK-ja po bëjnë lojëra politike

Aktuale

Deputeti i VV-së: LDK-ja po bëjnë lojëra politike

Më: 23 mars 2020 Në ora: 15:51
VV

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka folur për mocionin e mosbesimit të LDK-së, për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Ai tha se vendimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të iniciuar mocion në kohën kur po bëhet thirrje për kujdes të shtuar për shkak të situatës së krijuar nga Covid -19 e shpërfaq fytyrën reale të tyre.

“Cilado parti politike apo cilido individ që mbi të gjitha e ka interesin e qytetarëve nuk kishte me inciu mocione të tilla për rrëzimin e Qeverisë në këtë kohë. Kjo që ka ndodhur nga LDK-ja  është e paarsyeshme sidoqoftë është vendim i tyre. Kjo e shpërfaq fytyrën reale të një subjekti politik i cili  në njërën anë bënë thirrje me u mbrojt interesat, në anën tjetër ndërmerr vendime të tilla që shkaktojnë panik në popullatë edhe i minojnë përpjekjet e Qeverisë për me manaxhu situatën në raport me Covid-19”, tha Uka.

Uka tha se dikush po gjen kohë për lojëra politike. E kjo, sipas tij, është fatkeqësia që po i ndodhë Kosovës në situatë të pandemisë.

“Qysh edhe ju e dini na këtë kohë do të duhet me qenë fokusi i dy partive, por edhe i opozitës në menaxhim të kësaj situate, dikush po gjen kohë për lojëra të tilla politike, kjo është fatkeqësia që ka mundur  me i ndodhë Kosovës në këtë kohë pandemie”, tha ai.

Deputeti i VV-së, tha se partia e tij do të kërkojnë opinion nga Institutit i Shëndetit Publik lidhur me mbajtjen e seancës për mocionin për rrëzimin e Qeverisë, pasi që siç thotë, ai mbajtja e seancës bien ndesh me rregullat e miratuara nga Qeveria e Kosovës.

“Aktualisht Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një qëndrim për mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Jemi të njoftuar prej grupit parlamentar se do të kërkojmë një opinion nga Instituti i Shëndetit Publik pasi që çfarëdo lloj  seance që do të mbahet në këtë periudhë bie ndesh me të gjitha rregullat që janë të instaluar prej Qeverisë për me mbajt distancën dhe me i injoru takimet që ka më shumë se 5 person”, tha Uka për Front Online. Ai tha se salla e Kuvendit  të Kosovës nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës.

“Salla e Kuvendit të Kosovës ku ne i zhvillojmë seancat e rregullta nuk i plotëson kriteret me u mbajt një seancë qoftë edhe e jashtëzakonshme. Ne i jemi ekspozuar rrezikut nga Koronavirusi në kohën kur kemi qëndruar deri në orët e mëngjesit për ta miratuar buxhetin dhe tash me qenë se është rrit numri i të infektuarve çfarëdo lloj ekspozim ka me qenë ekspozim ndaj një rreziku real dhe në ato ambiente nuk ka kushte me u mbajt seanca”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat