Këshilltari i Kurtit ia përkujton LDK-së se kush është fituese e zgjedhjeve, tregon se kur Vetëvendosje mund të bejë koalicion me PDK-në

Aktuale

Këshilltari i Kurtit ia përkujton LDK-së se kush është fituese e zgjedhjeve, tregon se kur Vetëvendosje mund të bejë koalicion me PDK-në

Nga: A.J Më: 23 mars 2020 Në ora: 20:49
Albin Kurti

Driton Tali këshilltari i kryeministrit të vendit Albin Kurti, në një postim të tij në facebook ka thënë se po supozojmë se po votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, por ai ka shtuar se duhet ditur të gjithë se vetëvendosje nuk futet në asnjë kombinim më Partinë Demokratike të Kosovës.

Tali ka thënë se zgjedhjet i fitoi Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk futet në "koalicionin gjithëpërfshirës", derisa LDK-ja e cila nuk i fitoj zgjedhjet, dëshiron të bëjë koalicion me partitë e dyta, treta dhe katërta.

Postimi i plotë:

Të supozojmë për një çast se po votohet mosbesimi i qeverisë.

Cila është zgjidhja?

LV nuk futet në çfardo qoftë kombinimi me këtë PDK (aktuale). Kështu ju garantuam votuesve tanë.

Pra alternativa është LDK plus PAN. Por edhe LDK i garantoi votuesit e saj se nuk do të bëjë koalicion me PDK'ën aktuale. Pra, si do ja bëjmë?

Zgjedhjet i fitoi LV e cila nuk futet në "koalicionin gjithëpërfshirës". E LDK, e cila nuk i fitoi zgjedhjet, don të bëjë koalicion me partitë e dyta, treta dhe katërta.

Pra edhe ta shkelë demokracinë edhe t'i tradhtojë votuesit e saj edhe njëhere për shkak të interesit personal të disa individëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat