Qeveria ndalon lëvizjen e më shumë se dy personave së bashku në rrugë

Aktuale

Qeveria ndalon lëvizjen e më shumë se dy personave së bashku në rrugë

Më: 23 mars 2020 Në ora: 22:16
Foto

Qeveria e Kosovës së shpejti pritet t’i publikojë masat e reja, për luftimin e koronavirusit.

Ndër masat e propozuara është edhe “Lëvizjet në rrugë bëhen jo më shumë se dy persona së bashku dhe gjithmonë duke mbajtur distancën dy metra me të tjerët”.

Poashtu, nga ora masat e ekzekutivit kosovar, pritet të ndalojnë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve Ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritet të ndahet në dy kohë të ndryshme.

Mbledhja e qeverisë pritet të mbahet sonte në formë virtuale dhe do të votohet për masat e reja të cilat do të aplikohen prej nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat