Nagavci: Qytetarët t’i binden vendimeve të qeverisë

Aktuale

Nagavci: Qytetarët t’i binden vendimeve të qeverisë

Më: 23 mars 2020 Në ora: 23:40
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV’së, Arbërie Nagavci thotë se vendimet e qeverisë së Kosovës për kufizim të lëvizjes së qytetarëve janë në linjë me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore në luftën kundër koronavirusit.

Vendimin e presidentit të Kosovës që këtë vendim ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese dhe thirrjen e qytetarëve për ‘mosbindje’ ndaj këtij vendimi e quan të padrejtë dhe tendencë e tij për ‘të shpëtuar vetën’.

“Presidenti është në gjendje që të rrezikojë gjithçka vetëm për vete”, tha Nagavci.

Ajo nuk pret që nesër të krijohen probleme për qytetarët të cilët nuk do të dijnë a t’i binden qeverisë apo presidentit i cili tha se ‘askush s’mund të dënohet’ pasi vendimi i qeverisë Kurti është antikushtetues.

Edhe një herë, nënkryetarja e Kuvendit ka thënë se nuk ka kushte që Kuvendi i Kosovës të mblidhet në seancën e kërkuar nga LDK për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Sipas saj, mbledhja e deputetëve në një situatë të tillë kur po përballemi me koronavirusin do të ishte e rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat