Del dokumenti, kjo është kërkesa e Thaçit për Kurtin

Aktuale

Del dokumenti, kjo është kërkesa e Thaçit për Kurtin

Nga: Bota sot Më: 24 mars 2020 Në ora: 10:12
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Kjo është letra e plotë e Thaçit drejtuar Kurtit në këtë mëngjes:

Image

***

Presidenti Hashim Thaçi  i është drejtuar sërish qytetarëve lidhur me vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës lidhur me kufizimin e lëvizjes.

Thaçi ka thënë se vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë Kurti, ka provokuar rrethanë të re, të paqartësisë dhe frikës tek qytetarët.

Thaçi ka bërë të ditur se për këtë çështje i ka dërguar letër Kurtit duke i kërkuar që ta pezullojë këtë vendim deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Jemi dëshmitarë të gjithë që sot njerëzit janë detyruar nga ky konfuzion të dalin e furnizohen vetëm me mëngjes duke shkaktuar tollovi  masive, jeni dëshmitarë vetë. Ato tollovi janë rrethana e re. I ka frikësu dhe ka kriju panik te qytetarët për me dalë në mënyrë urgjente dhe kjo ka sjellë rrezik permanent për zgjerimin e virusit. Përpos kërkesës në Gjykatën Kushtetuese i jam drejtuar me një letër edhe  kryeministrit Kurti që të rishqyrtojë vendimin që krijoi paqartësi e frikë të madhe te qytetarët me mundësi të përhapjes masive, që ta pezullojë vendimin”, ka thënë Thaçi/

Thaçi i ka ftuar qytetarët për unitet dhe afërsi duke thënë se nuk është koha për agjenda politike. Përkundër se ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë, Thaçi u ka kërkuar qytetarëve që të rrinë në shtëpi dhe assesi të mos e rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur përmes një konference për media se ka dërguar në gjykatë kushtetuese vendimin e qeverisë Kurti për kufizimin e qarkullimit në orar në caktuar, njofton "Bota sot".

“Duke marrë parasysh rrethanat e reja të krijuara, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, vendim anti-kushtetuese, si presiden i vendit, duke respektuar kompetencat kushtetuese, kam vendosur t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese, me kërkesë për interpretim”, ka thënë Thaci.

Sipas presidentit, kjo është shkelje e kushtetutes së Republikës së Kosovës.

Pos kësaj, Presidenti i është drejtuar kryeministrit Albin Kurtit me anë të një letre ku i ka kërkuar rishikimi e këtij vendimi.

“Vendimi i mbrëmshëm ka provokuar rrethanë te re. Jemi dëshmitar të gjithë që njerëzit vetëm sa kanë shkaktuar tollovi edhe më shumë. Jam rreziku që ka krijuar Qeveria e Kosovës. I ka panikuar qytetarët përpos kërkesës më Gjykatën Kushtuese. Me anë të një letre i kam kërkuar kryeministrit Kurti që ta rishikojë vendimin e tij. I ftoj të gjithë për unitet”, tha Presidenti në një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat