Drejtoresha e QKMF-së në Viti: Dëgjojini Ministrinë dhe Institutin, lërini politikanët

Aktuale

Drejtoresha e QKMF-së në Viti: Dëgjojini Ministrinë dhe Institutin, lërini politikanët

Më: 24 mars 2020 Në ora: 10:12
Ilustrim

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të dëgjojnë vetëm udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kadolli ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, duke i lutur që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

“Vetëm kështu do të mbroni veten tuaj dhe familjet tuaja, por do të mbroni edhe punëtorët shëndetësorë. Në këto ditë ndëgjone vetëm Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik. Lërini politikanët të merren me veten e tyre”, ka shkruar Kadolli.

Ndryshe, aktualisht në gjithë vendin janë 61 persona të infektuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat