Deputeti Bajqinovci publikon statistikat: Miell ka mjaftueshëm, mos bëni panik

Aktuale

Deputeti Bajqinovci publikon statistikat: Miell ka mjaftueshëm, mos bëni panik

Nga: D.RR Më: 24 mars 2020 Në ora: 11:57
Mefail Bajqinovci

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, në një postim në Facebook ka treguar statistikat e miellit që gjenden në Kosovë dhe që janë futur që nga 1 janari i këtij viti.

Bajqinovci thotë se po shkaktohet qëllimisht nga disa prodhues dhe tregtarë me shumicë.

Këto janë të dhënat zyrtare, sipas Bajqinovcit.

Postimi i plotë:

Nga 1 janari i këtij viti e deri dje në Kosovë janë importuar 34.2 milionë kg miell (35% nga Bullgaria, 25% nga Hungaria e pjesa tjetër nga Kroacia e Rusia. Nga kjo sasi vetëm gjatë muajit mars janë importuar afërsisht 12 milionë kg grurë. Kjo do të thotë se importi ka vazhduar me ritëm të njëjtë si në muajtë paraprak, andaj, nuk ka baze për panikë.
Paniku po shkaktohet qëllimisht nga disa prodhues dhe tregtarë me shumicë.

Në të njëjtën periudhë kohore (nga 1 janari e deri dje) janë importuar edhe 6.5 milione kg miell prej të cilave gati gjysma vetëm në muajin mars.

Këto janë të dhëna zyrtare prandaj pa panik dhe rrini në shpi.

Së bashku, do ta kalojmë këtë sfidë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat