Urdhri i Policisë së Kosovës, patrulla në çdo anë, për t’i njoftuar qytetarët

Aktuale

Urdhri i Policisë së Kosovës, patrulla në çdo anë, për t’i njoftuar qytetarët

Më: 24 mars 2020 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ndërmori mbrëmë vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve me orë të caktuar.

Me të marrë këtë vendim, Policia e Kosovës ka hartuar edhe urdhrin operativ.

Në një urdhëresë të siguruar nga Indeksonline, Drejtori i Departamentit për Operacione tashmë ka njoftuar të gjithë policët nga afër me vendimin duke u kërkuar që patrullat policore nga ora 10:00 sot të jenë nëpër rrugë, udhëkryqe, lagje e fshatra që të bëjnë kopje të vendimit dhe t’i njoftojnë qytetarët për masat e reja.

“Të njoftohen qytetarët për masat e  reja dhe të jenë fleksibil derisa informacioni të shpërndahet. Gjatë ditës do të njoftohen qytetarët për vendimin dhe masat shtesë, ndërsa nga ora 20:00 secili qytetarë është i obliguar ta zbatoj vendimin. Posa ta marrim listën e kompanive dhe institucioneve që mund të lëvizin nga MPB dhe Ministria e Ekonomisë do ta shpërndajmë te ju”, thuhet në njoftimin e  siguruar nga Indeksonline që i është dërguar secilit prej policëve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës mori mbrëmë vendim që lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve të ndalohet nga ora 10:00 deri në ora 16:00 dhe lëvizjet gjatë kësaj kohe të bëhen vetëm për arsye shëndetësore apo diçka të ngjashme dhe më pas lëvizjet të ndalohet sërish nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat