Ganimete Musliu: Qeveria po i fsheh rastet me koronavirus, seanca duhet të mbahet

Aktuale

Ganimete Musliu: Qeveria po i fsheh rastet me koronavirus, seanca duhet të mbahet

Më: 24 mars 2020 Në ora: 13:10
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka thënë se duhet të mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë, pasi sipas saj askush nuk ka të drejtë të thotë se nuk ka kushte që të mbahet kjo seancë, duke parë që qytetarët po presin në radhë për miell e asistenca sociale.

Në një postim në Facebook Ganimete Musliu, ka thënë se seanca parlamentare duhet të mbahet dhe ka kërkuar nga Qeveria që të jetë transparente me të dhënat sa i përet të infektuarve nga koronavirus.

“Për derisa qindra qytetar në këtë mënyrë presin në radhë për të siguruar miell dhe për të marrë asistencën sociale, Qeveria dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të thotë që nuk ka kushte për të mbajtë seancën parlamentare”, ka shkruar ajo.

Tutje Musliu ka thënë se qeveria Kurti po i fsheh rastet me koronavirus.

“Qeveria duhet të jetë transparente me të dhënat e të infektuarve me corona virus dhe mos ti përdor shifrat politikisht siç bëri mbrëmë në mesnatë pas konferencës së Presidentit duke publikuar 21 raste që po mbaheshin msheft”, është shprehu ajo.

Më poshtë postimi i plotë i Ganimete Musliut:

Per derisa qindra qytetar ne kete menyre presin ne radhe per te siguruar miell dhe per te marre asistencen sociale, Qeveria dhe askush tjeter nuk ka te drejte te thot qe nuk ka kushte per te mbajte seancen parlamentare.
Apo duhet Qeveria te vazhdoj te trajtoj me prioritet pushtetaret dhe te diskriminoj qytetaret ashtu siq beri me testet per corona virus duke testuar me prioritet anetaret e kabinetit qeveritar.
Qeveria duhet te jete transparente me te dhenat e te infektuarve me corona virus dhe mos ti perdor shifrat politikisht siq beri mbrem ne mesnate pas konferences se Presidentit duke publikuar 21 raste qe po mbaheshin msheft.
Pse nuk u dhane ato shifra gjate dites?
Kur i’u eshte bere testi personave qe ne mesnate dolen rezultatet?
Mjaft me me lojra te uleta!
Sot me shume se kurr na duhet maturi dhe unitet politik e qytetar per ta mposhtur armikun tone te perbashket corona virusin.
Qytetaret meritojne nje qeverisje me te pergjegjeshme dhe me transparente.
Per çdo thellim te krizes dhe pershkallezim te situates pergjegjesia do te bie mbi Vjosa Osmanin per neglizhencen dhe pazotesine e saj per te thirrur seancen dhe per t’i dhen drejtim vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat