Lekaj: Kurti po vendos pushtet policor

Aktuale

Lekaj: Kurti po vendos pushtet policor

Më: 24 mars 2020 Në ora: 14:16
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se “me vendimin për t’i privuar qytetarët e Kosovës nga qarkullimi i lirë, kryeministri Kurti është duke vendosur pushtet policor”.

Sipas tij, në këto ditë pandemike, i rëndësishëm është vetëm shëndeti i qytetarëve të Kosovës dhe jo lojërat politike.

“Të nderuar qytetarë, tashmë po shihet që kryeministri Kurti po e përdor situatën dhe shëndetin tuaj për të arritur qëllimet e tij anarkiste duke vendosur kështu pushtetin policor. Sot është i rëndësishëm vetëm shëndeti jonë, prandaj ju ftoj që ti anashkaloni këto lojëra politike, rrini në shtëpi duke mbrojtur më të dashurit tuaj dhe vetveten”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Ai ka kërkuar që të respektohen rregullat për të tejkaluar këtë krizë, duke paralajmëruar që ky pushtet do ta marr përgjigjen e merituar shumë shpejt.

“Rrespektoni rregullat që ta kalojmë edhe këtë sfidë të bashkuar si kurrë më parë dhe shumë shpejt do vijë koha kur pushteti do merr përgjigjen e merituar”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat