E çuditshme, në këto vende propozohet që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

E çuditshme, në këto vende propozohet që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës

Nga: A.M. Më: 24 mars 2020 Në ora: 19:48
Kuvendi

Zyrtari i Nisma-s, Isa Xhemajlaj ka propozuar vendet në të cilat do të duhet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook, se "në këto vende ka hapsirë të mjaftueshme që Grupet Parlamentare tê qëndrojne ne largesi mbi 20 metra nga njera tjetra ndërsa deputetët e të njëjtit GP mbi 4 metra nga njëri tjetri".

Postimi i plotë

Nëse nuk dini ku me e mbajt mbledhjen e Kuvendit për shkak të hapsirës së vogël tê Sallës së Kuvendit dhe mbrojtjes nga virusi COVID-19 Kryetares Osmani dhe Kryesisê së Kuvendit i ofroj këtë propozim.

Mbledhja të mbahet në :

Pallati 1 Tetori

Salla e Kuqe

Pallati Rinisë -Salla e Sportit

Stadioni Fadil Vokrri

Në këto vende ka hapsirë të mjaftueshme që Grupet Parlamentare tê qëndrojne ne largesi mbi 20 metra nga njera tjetra ndërsa deputetët e të njëjtit GP mbi 4 metra nga njëri tjetri.
Me kusht që pas përfundimit të mbledhjes me pastru dhe dezinfektu vendin që mos të pësojnë qytetarët e pafajshëm.
Për gjithëqka ka zgjidhje veq për Corona Virus ende ska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat