Veprimtari i hershëm i LDK-së vjen me një analizë për mocionin e rrëzimit të Kurtit

Aktuale

Veprimtari i hershëm i LDK-së vjen me një analizë për mocionin e rrëzimit të Kurtit

Nga: N. H Më: 24 mars 2020 Në ora: 23:19
Albin Kurti

Veprimtari i hershëm i LDK-së, Fatmir Bajraj, përmes një postimi në Facebook, konsideron se shkarkimi i Kryeministrit Kurti dhe largimi i VV-së nga pushteti, akt historik dhe kombëtar i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Sipas Bajrajt, Lëvizja Vetëvendosje, duhet të nxirret nga pushteti, dhe kjo duhet të ndodhë tani, ngase nesër bëhet tepër vonë.

Ja shkrimi pa ndërhyrje:

Image

Fatmir Bajraj
 
LVV-ja, kancer i shtetit demokratik të Kosovës !

Seanca e Parlamentit të Republikës së Kosovës për Mocionin e votëbesimit të Qeverisë Kurti, mund të mbahet edhe në ambiente të hapura, ngase historia na meson se në raste unike, më rëndësi janë vendimet dhe jo ambienti ku merren ato !

Shkarkimi i Kryeministrit Kurti dhe largimi i VV-së nga pushteti, akt historik dhe kombëtar i Parlamentit të Republikës së Kosovës !

E mbollëm, po e korrim !

Lejuam të mbinë, nuk e penguam të zhvillohet, dhe tani po vuajmë dhe do vuajmë pasojat si brez dhe shoqëri, për çfarë brezat e ardhshëm do na mbajnë përgjegjës për lëshimet tona.

Kjo Levizje anarkiste, revolucionare dhe populiste, u përvijua në Kosovën e lirë e t'çliruar me ndihmën e SHBA-ve n'krye të Alences veri-atlantike (NATO), e ndihmuar nga ideologji e ekstremit të majtë dhe Islamit politik, leva këto që bien ndesh me frymën e demokracisë përndimore dhe djepin e civilizimit euro-përendimor.
Si shoqëri dhe si shtet, nuk e ndaluam dhe nuk e penguam, as atëherë kur kjo Levizje, atakonte të gjitha të arriturat tona bashkë më miqët tanë, kur sulmonte dhe digjte pronen publike, atë private dhe institucionet e shtetit...!
Nuk e pënguam dhe e toleruam të shkelte Ligje, rregulla e zakone ; me akte dhune, presioni, terrori...

Dhe tani, bëjnë Ligjin, janë mbi Ligjin, janë vetë Ligji.

Dhe Ne si shoqëri e atdhe ; nga tolerues jemi kthye në të dëgjueshëm dhe i kemi shtri qafën një mëndësie ekstremiste, autoritare dhe totalitare.

Premisat e devijimit nga përendimi, orientim ky i trasuar dhe farkëtuar nga Presidenti historik Rugova, dhe orientimi nga Lindja dhe Islami politik, atnimë janë në horizont dhe paraqesin një rrezik real dhe t'bazuar për të ardhmën e kombit dhe atdheut të fituar me shumë sakrifica sublime.

Prishja e mardhënëve me Amerikën, dhe orientimi kah Lindja, janë trajektorja "politike" e kësaj Levizje e cila tanimë duhet të ndalet dhe t'i ndalet njëherë e mirë ky rrugëtim i cili qon ujë n'mulli t'armiqëve tanë dhe n'dëm të Kosovës dhe shqiptarëve.

Kjo Levizje, duhet të nxirret nga pushteti, dhe kjo duhet të ndodhë tani, ngase neser bëhet tepër vonë.

Parlamenti i Republikues së Kosovës, duhet të mblidhët në seancë të jashtzakonshme dhe të nxjerrë në rend dite, Mocionin e votëbesimit të Qverisë së drejtuar nga Kryemnistri Kurti, alias lideri i Levizjës së dëmshme dhe t'rrezikshme për Kosovën dhe shqiptarët.
Në një situatë, kaq të brishtë poltike, dhe më përballje të pandemisë, CONVID-19, Parlamenti i Republikës së Kosovës, mund të mblidhet dhe ta shkarkoj Qeverinë Kurti, edhe në ambiente tjera jashtë tempullit të demokracisë, aty dhe atje ku kushtet teknike dhe higjeno-shendetsore mundësojnë seancen dhe marrjen e një vendimi historik ; shkarkimin e Kurtit si Kryemnistër dhe largimin nga pushteti të Levizjes së Tij të dëmshme dhe t'rrezikshme për vendin.

Kurti u dorëzua, duke shkaktuar mocionin për rrëzimin e Tij, duke deshmuar paaftësinë e Tij dhe t'Levizjës, për ta ushtruar pushtetin dhe drejtuar Institucionet konform ligjeve pozitive dhe Kushtetiutës së Republikës së Kosovës.
Kurti dhe Levizja e Tij, s'di dhe s'do të qeverisë n'partneritet, Ay e do pushtetin absolut për vete dhe Levizjën e Tij.
Sistemi i demokracisë parlamentare në Republikën e Kosovës, nuk is hkon për shtati profilit despotik të Kurtit dhe Levizjes së Tij ekstremiste, ngase mendësia dhe ideologjia e e të dyve bashkë, e sheh Kosovën si Sulltanat, e vetën Sulltan !

Ta nxjerrim nga pushteti, duke ruajtur si kujtim të keq të një periudhe të veshtirë për Kosovën, shqiptarët dhe gjithë planetin e cili përballët me një tragjedi unike.

f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat