Milaim Zeka publikon dokumentin që po ‘trembet’ Albin Kurti: Ja kush e ka shkruar, shihni ‘marrëveshjen e dhimbshme’

Aktuale

Milaim Zeka publikon dokumentin që po ‘trembet’ Albin Kurti: Ja kush e ka shkruar, shihni ‘marrëveshjen e dhimbshme’

Nga: N.Sh Më: 25 mars 2020 Në ora: 11:18
Harta e Kosovës

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, e ka publikuar dokumentin apo marrëveshjen që po flasin nga Qeveria e Kosovës për ndarje të Kosovës.

Këtë marrëveshje, kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka thotë se përpiluar nga shërbimi sekret ruso-serb për të shkaktuar luftë qytetare në Kosovë.

Zeka thotë e bëri publik këtë dokument për me ua mbyllë gojën shumë ‘patriotave shqiptarë’ dhe për të ua mbyll gojën atyre abuzuesëve politik dhe patriotik.

Shkrimi i Zekës:

Te nderuar qytetare, ky eshte dokumenti me te cilin dikush e ka trembur kreun e VV-se. Ky eshte dokumenti per te cilin po flet edhe Agim Bahtiri. Duke iu referuar ketije dokumenti, po flasin edhe disa analist perendimor.

Personalisht mendoje qe ky dokument eshte perpiluar nga sherbimi sekret serborus, vetem per te shkaktuar lufte qytetare ne Kosove. Kosova nuk ua fale per jete e mot konspiracionin qe po e tregojne ata qe gjoja jane kunder ndarjes te Kosoves. Te gjithe po thone “ne kemi informacion, po nuk po hyme me thelle”! Flasin sikur te behej fjale per nje shtalle lopesh.

Une, si ish deputet dhe njeri publik, po e beje publik kete dokument, i cili ka ngjallur shqetrsime te shume patriot shqiptare. Gjithashtu, me publikimin e ketije dokumenti, ua mbyllim gojen atyre abuzueseve politik dhe patriotik, te cilet po jetojne duke u thirrur ne gjera te tilla.

Ne fillim te dokumentit behet nje lapzus i madh. Thuhet qe “ te dy shtetet do te behen anetare te OKB se”, duke harruar qe Serbia ve eshte.

Lexojeni dokumentin ne vazhdim! Ju garantoje se ky dokument eshte prodhim identik i atyre komunikatave te UDB-es qe prodhoheshin ne Prishtine dhe Beograd, ne emrin e Levizjes Popullore te Kosoves, dhe shperndaheshin permes Ambasades jugosllave ne Wien. Te gjithe dilshim o spijuje, o te derguar te udbes, o te pamoralshem. Ne vend se te merreshim me luften kunder Jugosllavise, e luftonim njeritjetrin. Njesoje po ndodhe sot. Duke marre perbaze nivelin arsimor te popullit tone, duke marre parasysh se tek ne vetem rrena shitet si e vertete, sherbimet serboruse e kane shpernda kete dokument ne kohen me te duhur!!!

MARRËVESHJA E DHIMSHME

EKSKLUZIVE: DISA NGA PIKAT KYÇE TË DRAFT MARRËVESHJES SË PROPOZUAR TË “TRAKTATIT TË MIQËSISË DHE FQINJËSISË SË MIRË” NDËRMJET SERBISË DHE KOSOVËS

Palët kanë rënë dakord me dokumentin zyrtar prej 22 pikash nën ndërmjetësimin e SHBA-ve, RUSISË DHE FRANCES !

1. Palët në përfundim të miratimit të kësaj marrëveshje firmosin TRAKTATIN E MIQËSISË dhe FQINJËSISË së mirë!

2. Të dyja shtetet e reja me kufinjtë e rinj njihen mes veti dhe bëhen anëtare të OKB-së në të njëjtën kohë.

3. Kufiri perëndimorë mes dy shteteve është tërë vija gjatësore e Liqenit Ujman/Gazivod. Nga ana kosovare në linjën: Vitkovigje – Bërnjak – Rezallë – Kovaç – Zubin Potok. Nga ana serbe pjesa mbi Zubin Potok deri në kufirin aktual.

4. Serbisë i kalon territori në linjën Zubin Potok – Zupçe – Zveçan – Zheronicë – Banjskë – Vuçe – Leposaviq – Zemanicë.

5. MITROVICA – bashkohet, merr statusin e “FREE CITY” me afat kohor prej 35 vjetësh jo më shumë se 99 vjeçare dhe përfshin rrethin me kufinjtë: Zemanicë – Dren – Ceraj – Maxhere – Stari Tërg – Bajgor – Kqik i Madh – Koshutovë – Zupçe. Administratori/Kryetari i qytetit është me Presidium: një serb, një shqiptarë dhe një i caktuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me mandat 5 vjeçarë. Qyteti ka edhe KUVENDIN e vet me 50 asambleist, të ndarë përgjysëm dhe

5 të huaj të caktuar nga Administratori i huaj. Qyteti ka buxhetin, policinë, letërnjoftimet dhe pasaportat e veta, kurse ushtria NATO-së ruan sigurinë. Monedha që përdoret është EURO.

6. BUJANOCI merr statusin SPECIAL DISTRIKT për 35 vjet jo më shumë se 99 vite me këtë linjë rrethore: Bozhinjevc – Zhuzeljic – Srpska Kuca – Davidovac – Ristovac – Karadnik – Rakovac – Ternoc i Madhe – Konçul – Lluçan – Nesalcë – Borovac – Somolice. Qyteti ka Presidium prej 3 anëtarësh, Kuvendi me 30 anëtarë përgjysëm, 3 të huaj. Policia është e përzier prej 3 anëtarësh, buxheti financohet nga Serbia, Kosova dhe BE proporcionalisht. Monedhat e lejuara janë EURO dhe DINARI. Letërnjoftimet dhe Pasaportat janë me simbole të BE-së, por qytetarët zgjedhin edhe një tjetër në mes Serbisë dhe Kosovës si dokumente të dyta. Qyteti merr edhe statusin e “FREE TAX ZONE”.

7. Presheva hyn tërësisht në Kosovë me këtë linjë kufitare: Slavujevc – Ljanik – Svinjishte – Sebrat – Kustice – KLENIKE – Trejak – Bogdanovac – Somolicë – Letovicë.

8. Baza ushtarake “JUG” në CEPOTIN bëhet bazë e SHBA-ve, por e përzier, e cila do të ketë rreth 1700 ushtarë, prej tyre 50 për qind serb dhe 50 për qind shqiptarë me status civil mbikqyrës dhe këshillues.

9. Korridori 10 për 15 vite është i mbrojtur nga NATO dhe lëvizin lirshëm gjitha palët.

10. Serbia me financim të BE-së ndërton Korridorin e ri që ndjek linjën Davidovac – Ristovac – Krsevice – Klinoc – Sv.Petka – Klenike – Starac dhe del në Pelince (MKD).

11. Medvegja si qytet mbetet nën Serbi me ca fshatra. Në Kosovë kalojnë : Vrapce, Svirce, Sijarina, Stara Banja, Marovc, Tupalle, Kapiti. Janë në negocim me Banjën e Sijarines dhe Retkocerin.

12. Palët nuk kanë pretendime për reparacione lufte.

13. TREPÇA merr STATUS SPECIAL, me krijimin e Konzorciumit të përbashkët nga kapitali amerikan – francez – rus – kinez, për 99 vite në shfrytëzim. Nga kontributet 15% i ndahen Mitrovicës, 35% për Serbinë dhe 50% për Buxhetin e Kosovës.

14. Ujmani/Gazivoda bëhet pronë e përbashkët serbo-shqiptare me administrim sipas konventave ndërkombëtare. Investimet dhe administrimi teknik i jepet një Kompanie angleze dhe gjermane për 99 vite.

15. Elektroenergjetika ndahet në proporcion 75% për Kosovën dhe 25% për Serbinë, për shkak të DAB-eve dhe Interkonjeksioneve. Administrimi amerikan, austriak dhe gjerman. Modalitetet tjera akoma të pazgjidhura.

16. Patriarkana e Pejës dhe Kisha e Deçanit marrin status EKSTRATERRITOR(EX-PATRIA). Kisha e Prizrenit dhe Manastiri i Graçanicës merr status Ekstraterritorial në territor të Kosovës. Kishat e tjera mbesin pa status. Formohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pa fuqi ekzekutive, por vetëm si KËSHILL NACIONAL për të adresuar problemet në qeveri.

17. Të gjitha pikat kufitare mes dy shteteve do të jenë TË INTEGRUARA me një kalim.

18. Serbia merr statusin shtet anëtarë i BE-së brenda vitit 2021-2022, kurse Kosova brenda vitit 2030.

19. Serbia përfiton Një Plan Marshall me investime prej 3.5 miliardë euro për infrastrukturë moderne dhe investime strategjike. Kosova përfiton nga ky Plan investiv prej 1.2 miliardë euro.

20. Të dyja shtetet brenda 10 viteve obligohen të heqin nga tekstet shkollore terminologjitë raciste dhe denigruese për njëri- tjetrin.

21. Njihen pensionet dhe sigurimet ndërmjet dy palëve, qytetarët pavarësisht gezojnë të drejtat respektive në të dyja shtetet.

22. Kjo marrëveshje garantohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, BE-ja dhe NATO-ja.

* * *

1. Serbia kërkon që të njoh Kosovën në emrin e saj kishtarë si Kosova e Metohija për nevoja të saj lokale! Me kete marrveshje te harrohet bashkimi kombetar !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat