Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për humbjen e Leze Qenës

Aktuale

Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për humbjen e Leze Qenës

Më: 25 mars 2020 Në ora: 11:31
Leze Qena

Aktorja e mirënjohur Leze Qena ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Aktorja e madhe vdiq në moshën 85-vjeçare, pas qëndrimit disa ditor në klinikën intenzive në QKUK.

Mesazh ngushëllimi ka shkruar edhe presidenti Hashim Thaçi.

Ai e vlerësoi larg veprën e Lezes, ndërsa tha se do t’i mungojë skenës, televizionit dhe tërë Kosovës.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e artistes së njohur Leze Qena, në këto ditë të pandemisë. Leze Qena na ka bërë të qeshemi, të qajmë, të duam teatrin e televizionin, të duam artin e jetën, me dekada të tëra. Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit, tërë Kosovës. Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të saj. HTH”, shkruan presidenti në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat