​Haradinaj e Limaj ngushëllojnë familjen Qena

Aktuale

​Haradinaj e Limaj ngushëllojnë familjen Qena

Më: 25 mars 2020 Në ora: 11:50
Leze Qena

Liderët politikë kanë ngushëlluar familje Qena me rastin e vdekjes së aktores Leze Qena.

Lideri i AAK-së dhe ai i Nismës për Kosovën, përmes Facebook-ut kanë shprehur ngushëllime për famijen, por edhe për mbarë popullin.

Ata kanë vlerësuar lart kontributin e saj në art.

“Aktorja e madhe Leze Qena na la sot! Arti dhe personaliteti ndriçues i saj do të jenë me ne përgjithmonë. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve të saj, kolegëve artistë dhe gjithë popullit të Kosovës! RH”, ka shkruar Haranidnaj.

“I trishtë lajmi për vdekjen e aktores së mirënjohur, Leze Qena. Me rolet e saj të shumta në teatër dhe seriale vendore ajo fitoi zemrën e publikut. Vdekja e Lezes është humbje e madhe jo vetëm për familjen e saj, por edhe për vendin. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Qena, komunitetit artistik dhe gjithë atyre që e kanë njohur atà «. U prehsh në paqe, Leze!”, ka shkruar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat