Shpërthen Mimoza Kusari, i hesht të gjithë politikanët

Aktuale

Shpërthen Mimoza Kusari, i hesht të gjithë politikanët

Nga: G.B Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:03
Mimoza Kusari Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka qenë e ashpër në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvend.

Ajo tha se këto foto të kësaj dite do të mbahen mend, do të jenë në të gjitha mediet botërore, në një kohë kur të gjitha qeveritë e Evropës dhe botës janë bashkuar për të luftuar koronavirusin, këta po e mbajnë seancën për ta rrëzuar qeverinë, shkruan Bota sot.

Kusari Lila tha se kjo seancë mund të jetë gjithçka tjetër por normale.

Ajo tha se ata janë të maskuar sot por janë të zhveshur nga personaliteti.

Deputetëve ajo u tha se si do të veprojnë, derisa janë vetëm këto parti, nuk kanë të tjera.

Më tej u shpreh e bindur se partitë nuk kanë arritur asnjëherë të shkurorëzohen nga presidenti Thaçi, përcjell Bota sot.

Ajo u tha se ku janë ata që kanë thënë se do të dalin ta mbrojnë kufirin kur do të tentojnë ta ndajnë Kosovën dhe si do të veprojnë ata.

Krejt në fund, Kusari Lila u kërkoi falje të gjithë qytetarëve dhe prindërve, të cilat tha se kanë dëshiruar që të gjithë të infektohemi me koronavirus për shkak të kësaj seance në këtë gjendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat