​Rexhepi: Nuk është momenti të kemi mospajtime

Aktuale

​Rexhepi: Nuk është momenti të kemi mospajtime

Më: 25 mars 2020 Në ora: 19:05
Emilija Rexhepi

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi u shpreh kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, duke thënë se ekzekutivi duhet të ndihmohet në luftën kundër përhapjes së Covid-19, e jo të bëhen mocione të tilla.

Ministrja nga komunitetet jo shumicë, tha se të gjithë, përfshirë partnerin e koalicionit janë pajtuar me programin qeverisës dhe nuk duhet të ketë dallime.

Rexhepi: Jemi pajtuar me programin qeverisës

“Sapo filluam të punojmë me një ide të re duke mos menduar për vete, por të ardhmen e fëmijëve tanë. Gjithashtu duke menduar më të mirën për të gjithë ne. Jemi pajtuar për programin e qeverisë dhe është dashur të zbatojmë. Ka pasur të bëjë më luftën kundër korrupsionit, politikat sociale”, tha Rexhepi.

Ajo në vend të mocionit të mosbesimit kërkoi nga deputetët të ndihmojnë qeverinë për luftimin e koronavirusit.

Rexhepi: Nuk është momenti të kemi mospajtime

“T’i ndihmojmë qeverisë në luftën kundër koronavirusit. Qeveritë vijnë e shkojnë, nuk është momenti të kemi mospajtime”, tha Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat