Labi mbledh afro 200 mijë euro, deputetët bëhen “copa” me njëri-tjetrin në Kuvend

Aktuale

Labi mbledh afro 200 mijë euro, deputetët bëhen “copa” me njëri-tjetrin në Kuvend

Më: 25 mars 2020 Në ora: 19:47
Labinot Tahiri

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka vazhduar edhe sot aksionin për mbledhjen e parave për familjet skamnore, pas rasteve të shumta me Covid-19 në vendin tonë.

Sipas mediave Labi deri më tani ka mbledhur afro 200 mijë euro, të dedikuar enkas për familjet skamnore.

Ndonëse në Kuvendin e Kosovës po zhvillohen debate dhe polemika të ashpra mes deputetëve, Tahiri ka vazhduar punën e tij.

Image
Facebook

“Vazhdojmë punën edhe pa ministra e politikë se njerëzit na presin të dashur qytetarë! Po ashtu, kush nuk ka maska mbrojtëse nëpër spitale e emergjenca sikur nuk kishte në Ferizaj, Viti, Malishev e tutje, mund ti furnizoj me shumë vullnet pêr mbrojtjen e mjekëve! Ti lem anash inatet e të punojmë! Deri më tani janë mbledhur kogja para na duhet të vazhdojmë edhe pse koha shumë e vështire.  Zoti ju bekoftë”, ka shkruar ai në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat