Kujtim Shala i drejtohet ashpër Haki Abazit: Mshele, hesht, këtu ne flasim!

Aktuale

Kujtim Shala i drejtohet ashpër Haki Abazit: Mshele, hesht, këtu ne flasim!

Më: 25 mars 2020 Në ora: 20:54
Kujtim Shala

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala në fjalën e tij para deputetëve ka folur për raportet ndërmjet VV-së e LDK-së.

Shala ka theksuar se kualifikimin që Kurti ia ka dhënë mocionit si “puç” është i gabuar.

Sipas tij, mocioni është një mekanizëm kushtetues, dhe s’ka të bëjë me akuzat që po i thotë VV.

Shala është rebeluar edhe me zëvendëskryeministrin nga VV, Haki Abazi.

“Mshele. Ti hesht këtu. Ne flasim këtu”, iu drejtua Kujtim Shala, Haki Abazit.

Shala i tha Abazit se ai nuk e kupton rolin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat