Megjithë izolimin e koronavirusit, Anxhela Peristeri e mori dhuratën për ditëlindje!

Aktuale

Megjithë izolimin e koronavirusit, Anxhela Peristeri e mori dhuratën për ditëlindje!

Më: 25 mars 2020 Në ora: 21:01
Anxhela Peristeri

Në këto kohë të vështira, të cilat i rëndon nga njëra anë stresi i virusit që është nëpër këmbë, e nga ana tjetër edhe izolimi vetë, janë disa momente që duken sikur nuk kanë të njëjtën vlerë nëse nuk kalohen me miqtë.

Ditëlindjet janë një prej tyre. Anxhela Peristeri e festoi një ditë më parë, por ndërsa urimet padyshim vërshuan, këngëtares nuk I kanë munguar as dhuratat.

Ajo që e ka gëzuar pamasë ishte buqeta me tulipanë e Era Rusit.

Image
Facebook

“Uroj të dalim sa më shpejt nga karantina dhe të festojmë së bashku. Përqafime në distancë”, shkruante ajo në kartolinën e vogël shoqëruese. Anxhela e postoi menjëherë foton në rrjetet sociale, duke e falenderuar Erën nga zemra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat