Albin Kurti kështu i drejtohet Isa Mustafës

Aktuale

Albin Kurti kështu i drejtohet Isa Mustafës

Nga: A.J Më: 25 mars 2020 Në ora: 22:43
Albin Kurti, Isa Mustafa

Kryeministri Albin Kurti, vazhdon ta quajë Isa Mustafën ‘profesor’.

“Ideja e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nuk është e professor Mustafës sepse një ditë më herët me të njëjtën ide të shndërruar në kërkesë, më ka thirrë presidenti i Kosovës. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është ide e profesor Mustafës”, ka thënë Kurti në seancë.

Ai ka thënë se marrëveshje me Serbinë nuk mund të ketë ‘pa e thyer atë’.

“Nuk munden me bë marrëveshje pa më thy mu njëherë. Marrëveshja nuk mundet me u bë pa më thy mu, ti niherë duhet me kallxu që je bosi në Kosovë, e masandej e bëjmë atë marrëveshjen që jemi marrë vesh”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat