Reagon Agim Bahtiri, ja çfarë paralajmëron pas rrëzimit të qeverisë

Aktuale

Reagon Agim Bahtiri, ja çfarë paralajmëron pas rrëzimit të qeverisë

Nga: A.J Më: 25 mars 2020 Në ora: 23:16
Agim Bahtiri, Albin Kurti

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë përmes mocionit të mosbesimit ka reaguar përmes një postimi në facebook. Ai ka thënë se Kryeministri Albin Kurti e ka mbrojtur dhe do ta mbroj Kosovën, ka punuar dhe do të punoj për Kosovën ditë e natë.

Bahtiri ka falënderuar Vjosa Osmani dhe dy deputetët tjerë të LDK-së, që i qëndruan besnik mandatit të marrë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit.

Postimi i plotë:

Kryeministri Albin Kurti e ka mbrojtur dhe do ta mbroj Kosovën, ka punuar dhe do të punoj për Kosovën ditë e natë.

Mandatin e popullit nuk mundet t'ia merr askush, ndërsa ata që bashkuan me PAN-in do të turpërohen për veprimin e tyre në këtë kohë të emergjencës shëndetësore, kur Kosova dhe gjithë bota po luftojnë me koronavirusin COVID-19.

Falënderime dhe respekt për znj. Vjosa Osmani dhe dy deputetët tjerë të LDK-së, që i qëndruan besnik mandatit të marrë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit.

Shihemi në zgjedhjet e reja, të cilat do t'ia tregojnë vendin secilit.

AB

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat