Kush i dha fund ‘koalicionit të shpresës’?

Aktuale

Kush i dha fund ‘koalicionit të shpresës’?

Më: 25 mars 2020 Në ora: 23:19
Albin Kurti Vjosa Osmani

Albin Kurti do të hyjë në historinë politike të Kosovës si kryeministri që mbajti më së paku këtë post. Rrëzimi i Kurtit erdhi vetëm 50 ditë pasi formoi Qeverinë që partner të koalicionit kishte Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sonte me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që në numër të pranishëm ishin 117 deputetë, morri fund koalicioni LVV-LDK që shumë kush e pa si ‘koalicion të shpresës’.

Me vota 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, kaloi mocioni i mosbesimit pas më shumë se 10 orë punime në seancë.

Seanca e Kuvendit u mbajt në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë e cila është përhapur edhe në Kosovë, si pasojë e së cilës ka vdekur një person dhe 71 të tjerë janë të infektuar. Dy nga të infektuarit janë duke u shëruar kanë konfrimuar nga IKShPK.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti u inicua nga Lidhja Demokratike e Kosovës pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Por, sipas Kurtit kjo nuk ishte arsyeja e shkarkimit të tij.

Kundër mocionit u shpreh dhe votoi kundër kryeparlamentarja qe vjen nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.

“Asnjë rënie nuk është e përhershme dhe asnjë betejë nuk është e pamundur”, tha Osmani ndër të tjera.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat