Reagon Albulena Haxhiu: Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa - Bota Sot
Reagon Albulena Haxhiu: Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa

Aktuale

Reagon Albulena Haxhiu: Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa

Nga: H.O. Më: 25 mars 2020 Në ora: 23:34
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu në një postim të saj në Facebook ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

AJo shkruan se kjo qeveri është rrëzuar me një mocion të planifikuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin.

Që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, ne kemi punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet tona, me nderë e përkushtim.

Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa.

LDK sikur edhe herëve të tjera iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.

Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve.

Të dashur qytetarë, mos u dëshproni sepse ky shtet do të bëhet dhe do rikthehemi edhe më fuqishëm e edhe më të fortë dhe atë shumë shpejt dhe do t'i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat