Pas rrëzimit të qeverisë, ky është projekti i Hashim Thaçit

Aktuale

Pas rrëzimit të qeverisë, ky është projekti i Hashim Thaçit

Nga: A.J Më: 25 mars 2020 Në ora: 23:54
Hashim Thaçi

Kreshnik Ahmeti këshilltari i ministrit tashmë në largim Glauk Konjufcës menjëherë pas rrëzimit të qeverisë Kurti ka reaguar përmes një postimi në facebook. Ai ka thënë se në situata të tilla vendimtare skena politike polarizohet e si rezultat i kësaj qartësohet plotësisht. Sot u pa se kush në çfarë projekti politik rreshtohet.

Ahmeti po ashtu ka thënë se 6 tetori do të përsëritet si moment historik. Por, me polarizimin që ka ndodhur sot, ai moment historik do të sjellë ndryshim shumë më radikal se 6 tetori i vitit 2019.

Postimi i plotë:

Në situata të tilla vendimtare skena politike polarizohet e si rezultat i kësaj qartësohet plotësisht. Sot u pa se kush në çfarë projekti politik rreshtohet. Kush është për aventurat e Thaçit që rezultojnë në ndarje territoriale e etnike dhe disfunksionalizim të shtetit, e kush është për shtet të së drejtës, zhvillimit e barazisë.

Sot, numrat në Kuvend ishin në favor të projektit të Thaçit sepse shumë deputetë u rreshtuan pas tij. Por, ato numra më nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor. Ato tashmë kanë mbetur thjeshtë numra. Madje, janë negacion i vullnetit të popullit!

6 tetori do të përsëritet si moment historik. Por, me polarizimin që ka ndodhur sot, ai moment historik do të sjellë ndryshim shumë më radikal se 6 tetori i vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat