Albin Kurti shkarkon nga posti i zëvendëskryeministrit Avdullah Hotin

Aktuale

Albin Kurti shkarkon nga posti i zëvendëskryeministrit Avdullah Hotin

Nga: N. H Më: 26 mars 2020 Në ora: 00:17
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, Avdullah Hoti.

Kjo është bërë e ditur përmes një shkrese nga zyra e kryeministrit.

Ky vendim vije pasi, sot me 82 vota pro, 32 kundër, dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sonte mocionin e iniciuar nga LDK-ja për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës ishte edhe kjo parti.

Kujtojmë që mocioni i mosbesimit është inicuar nga LDK-ja e cila ishte në qeveri me VV-në, pas shkarkimit të ministrit të mbrojtjes, Agim Veliut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat