Haradinaj-Stublla: Vetërrëzim i vonuar, në kohë të gabuar

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Vetërrëzim i vonuar, në kohë të gabuar

Më: 26 mars 2020 Në ora: 00:49
Meliza Haradinaj-Stublla

Meliza Haradinaj-Stublla, Këshilltare e Kryetarit të AAK-së, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se Kurtit nuk i pëlqen demokracia e as koalicioni.

Mocionin e sotshëm ajo e ka quajtur “Vetërrëzim”, ndërsa ka listuar disa dështime të qeverisë që tashmë është në dorëheqje.

Ky është postimi i saj i plotë:

VETËRRËZIM I VONUAR, NË KOHË TË GABUAR!

Edhe sonte, si për këto 50 ditë, Albin Kurti na bëri dëshmitarë të minimum 50 dështimeve flagrante ditore, duke forcuar bindjen tonë se Kurtit nuk i pëlqen demokracia e as koalicioni. Nuk i pëlqen Amerika si partnere, por Serbia si nënshtruese. E do pushtetin para shëndetit publik, mbi rrezikun me pandeminë, mbi Kushtetutën!

Ish-KM Kurti u frikësua nga mbajtja e taksës, u frikësua nga kërkimi i njohjes nga Serbia, u frikësua nga dialogu i udhëhequr nga Amerika, u frikësua nga Shtëpia e Bardhë, u frikësua nga investimet amerikane, u frikësua nga bashkëpunimi me Ramushin, u frikësua tani së fundmi edhe nga pandemia COVID. Me gjasë – paska kërkuar përfaqësimin e Kosovës në rezidencën e Sheshit të Kuq!

Disa nga dështimet – sipas prioritetit:

– Paaftësia personale e Kurtit me menaxhimin me pandeminë COVID19, duke mos u interesuar fare e mos vizituar as nga larg QKUK-në, e as komunat e Kosovës që përballen me kushte të rënda, është PËR KEQARDHJE. Masat e ndërmarra nga kjo Qeveri vetëm sa kanë thelluar konfuzionin, dhe kanë krijuar panikë e pasiguri te qytetarët e bizneset. 

– Papërgjegjësia totale e tij, duke provokuar e thelluar krizën politike në Kosovë në kohë pandemie, duke aplikuar standarde të dyfishta tek ministrat, e duke prishur koalicionin në kohë pandemie është e pafalshme. Kurti pa pikë marre bënte politikë me mendësi të lindjes në njërën anë, në anën tjetër bënte thirrje që ne të mos e bëjmë opozitën ‘by duty.’

– Paturpësia e tij duke heqë taksën në terr, pa vendosë reciprocitetin, duke qenë i vetëdijshëm për qarkullimin e idesë së shkëmbimit territorial, siç na e konfirmoi sot për herë të parë. Hapja në mesnatë e 6 pikave kufitare me Serbinë, dhe hapja e rrugës së pushtimit të Kosovës nga maunet serbe. Madje, edhe barrierat jotarifore i premtoi se do t’i heq Serbisë përmes postimit në Twitter. Besoj e dini çka saktë nënkupton kjo!

– Ministri Veliu u shkarkua vetëm pse alarmoi gjendjen me pandeminë, ndërsa Ministri Reka vazhdoi detyrën edhepse e tha hapur e qartë idenë për dhënien e korridorit për daljen në Adriatik të Serbisë, të cilës edhe Mali i Zi ia ka mbyllur për në Portin e Tivarit. Qeveri e parimeve JO, por Qeveri e kompromiseve ndaj Serbisë, ende pa u ulë në tavolinë. NUK DO TIA FALIM KËTË PAQËNDRUESHMËRI.

– NUK DO T’IA FALIM AS BUXHETIN DISKRIMINUES që e votoi shpejtë e turpshëm, në rrethana të jashtëzakonshme, duke i ndarë qytetarët në klasa. Qytetarët e Dukagjinit – Kurti i trajtoi si qytetarë të rangut të tretë. I ka diskriminuar shumicën e komunave, duke ua shkurtuar projektet e duke i ridestinuar ato tek qytetarët që sipas tij janë të rangut të parë. MARRE. AS KËTË NUK DO T’IA FALIM.

– Dështuan aplikimin e Kosovës në Interpol, duke ia lehtësuar Serbisë e Daqiqit luftën për “çnjohje.” Serbia me agresion diplomatik ndaj Kosovës, ndërsa Kosova me rikthim tregu Serbisë. Serbia me armatim të rëndë rus, Kosova me përmbysje të raporteve me Amerikën. Ky reciprocitet i Kurtit NUK I DUHET KOSOVËS.

– Kjo Qeveri shkoi sepse paturpësisht u shërbye me argumente të Serbisë, anti-UÇK, për të mbrojtur veten nga vendimet e turpshme që i morrën. E gjithë Vetëvendosja pa fije turpi u shërbyen me argumente të një analisti shovinist serb për tu mbrojtur nga Amerika. NUK UA FALIM!

Qeveria Kurti shënoi historinë, duke shkuar pa i bërë 100 ditë, me turp e me të zeza të panumërta që ia bëri Kosovës për këtë kohë kaq të shkurtër. Do t’i duhet Kosovës shumëfish më shumë ditë se kaq, për të riparuar dëmin e thellë të kësaj qeverie të shkurtër. Erdhen në pushtet duke gënjyer Amerikën, po ikin në aleancë me Serbinë. Erdhën duke predikuar rikthimin e shpresës, po ikin duke kërkuar gjak. 

‘KËPUCËT E RAMUSHIT GJITHMONË DO TË TË BIJNË TË MËDHA’ – i pata thënë Albinit me 19 korrik 2019, në ditën kur u zgjua nga gjumi opozitar, përderisa ish Kryeministri nisej për Hagë pas dorëheqjes.

Trotinetin që ta dha LDK-ja ta provosh një xhiro përreth Qeverisë, Albin, tani ta kërkoi pronari. 

Shpresoj herave tjera do ti përfillësh paralajmërimet tona të sinqerta, për të mirën tënde!

Mirupafshim ??‍♀️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat