Fisnik Ismaili nuk e ndjeku seancën e djeshme, ka disa fjalë për deputetët

Aktuale

Fisnik Ismaili nuk e ndjeku seancën e djeshme, ka disa fjalë për deputetët

Nga: G.B Më: 26 mars 2020 Në ora: 07:21
Fisnik Ismaili

Ish deputeti Fisnik Ismaili, ka thënë se as në një ditë të rëndësishme si dje, nuk e ka shikuar seancën e kuvendit për rrëzimin e qeverisë, derisa i ka falënderuar qytetarët që ia kanë treguar vendin në zgjedhje, përcjell Bota sot/

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka quajtur 'qenefa' deputetët e Kuvendit, derisa ka thënë se që kur ka filluar loja e tyre, numri i të infektuarve është rritur nga 21 në 71.

Postimi i tij i plotë:

I dashtun popull, ju falënderoj nga zemra që ma "treguet vendin" me 6 tetor. Plot prej juve, madje, jeni shkri me mendimin që kam me e kqyrë Kuvendin prej televizori.

As në një ditë kaq të randësishme s'e kqyra, e lene ma najherë tjetër, e juve u jam mirënjohës që sot nuk jam në atë sallë të kelbt. Vërtetë jam i lumtun që Kuvendi e përfaqëson saktë popullin më në fund.

Sa për informatë, prejse e kanë nisë këtë lojë këta qenefa (pa pikë dallimi prej njani tjetrit), ka kcye numri i të infektuemve prej 21 në 71. Zëvendës-ambasadori i Britanisë së Madhe në Hungari, 37 vjeçar, vdiq prej infeksionit, u prehtë në paqe, ndërsa studimet në Kinë dolën me gjetjet se COVID-19 po lejka pasoja afatgjata në mushkni, që është dënim me vdekje për neve që jetojmë në vendin më të ndotun në Evropë.

Vazhdoni ju shtynu ju se cilin prej qenefave që e keni votue e keni ma të fortë. Kam qef me ju lexue mendimet prapë mbas do ditësh, kur t'ia nisni me i ba fotot e profilit të zeza, e s'muni as dej te vorret me dalë me i shti n'dhe.

Pash edhe asi që bajshin thirrje me dalë sot në rrugë me protestue. Shnet, budallë milet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat