Pas rrëzimit të Qeverisë flet Isa Mustafa, a do t’i tërheq ministrat nga Qeveria në largim?

Aktuale

Pas rrëzimit të Qeverisë flet Isa Mustafa, a do t’i tërheq ministrat nga Qeveria në largim?

Nga: N.Sh Më: 26 mars 2020 Në ora: 09:05
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Mustafa thotë se në këtë kohë kur po ballafaqohemi me koronavirusin, nuk do t’i tërheq ministrat dhe zëvendeësministrat e tij nga Qeveria në dorëheqje.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo do të mbetet në vullnetin e Albin Kurtit, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj kohe apo do t’i liron sikurse Avdullah Hotin.

Postimi i plotë nga kreu i LDK-së:

Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat