Jeta Xharra tregon dy arsyet pse deputetët shkelin fjalën, ka një porosi për ta

Aktuale

Jeta Xharra tregon dy arsyet pse deputetët shkelin fjalën, ka një porosi për ta

Nga: G.B Më: 26 mars 2020 Në ora: 09:06
Jeta Xharra

Gazetarja Jeta Xharra, ka reaguar pas shkarkimit të qeverisë, derisa ka thënë se po sheh diçka pozitive pas asaj që ndodhi mbrëmë, pasi kemi më shumë se një politikan dhe parti, që thonë se e lëshojnë karrigen përpara se të thyejnë premtimin e dhënë votuesve, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se politikanët janë në gjendje t'i thyejnë ato, për dy arsye, ose e kanë bishtin e zënë me ndonjë tender apo dosje dhe e dyta, me ndonjë tokë apo shpronësim e nuk janë mashtruar me tender.

Ajo ka thënë se shihemi tek kutitë e votimit dhe se aty do t'ua tregojnë qejfin.

Xharra ka falënderuar deputetët që nuk e shkelën fjalën e dhënë.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Kete mengjes e kam nje ndjenje qe eshte dita e re, nafaka e re!

Pernime jam tu pa dicka pozitive ne kete qe ndodhi mbrame, ma ne fund kemi politikane, ma shume se nje edhe me shume se nje parti, qe thone "ma perpara e lshojme karriken se qe ja thejme premtimin e dhanun votuesve". E per ne qe insistojme mi marr premtimet e tyre ne zgjedhje edhe kemi insistu me kriju klime ne te cilen ata e mbajne fjalen, per ne kjo qe ndodhi mbrame eshte fakt qe paskemi qasi politikane qe jane ne gjendje me e bo kete per dy arsye 1. S'e kane bishtin e nxont me naj dosje apo tender (qe nenkupton qe kane ftyre) 2. Nuk jane terpijana e terpijajka qe mu mashtru me naj tender, naj toke, naj shpronsim, a naj "udhetim jashte vendit"!

Hej njerz, per nje Kosove sa grima, me i pas disa njerez te tille e qe jane hala ne politike e jo ne ekzil si Fan Noli, me te vertete nuk o bash pune e vogel!

E ku po mbesim ne votuesit? Na nihere pi lajme duart e masnej po i ferkojme duart. Sepse pandemia ka me kalu (edhe e kish nje tabijat interesant, pi merrke pleqt ma se pari). Kshtu qe, shihemi, sic po thot Amelika, 'mas pashkeve' te kutijat e votimit! E per kete, pra qe kena me ju kallxu qefin ne kuti te votimit, na juve po ju japim Besen e Shqiptarit (sot s'po ju qaki doren tu ju dhane besen)!

Edhe njehere falemineres per krejt juve qe nuk na e keni shkel besen mrame, keni bo qashtu qysh na e keni dhane premtimin ne zgjedhje. Jau kthefshim per t'mire!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat