Kusari-Lila pas rrëzimit të qeverisë: Historia do t'i gjykojë ata që e sollën këtë ditë

Aktuale

Kusari-Lila pas rrëzimit të qeverisë: Historia do t'i gjykojë ata që e sollën këtë ditë

Nga: G.B Më: 26 mars 2020 Në ora: 09:10
Mimoza Kusari Lila

Deputetja Mimoza Kusari Lila, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë, derisa atë që ndodhi dje e ka quajtur maskaradë politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se sikur ka thënë edhe në fjalimin e saj në Kuvend, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimin e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediet botërore, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, duke shtuar se dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të atyre që duhet të bëjmë për vendin tonë.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Mirëmëngjesi Kosova jonë,

Dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.
Ashtu sikur e prezentova në fjalimin tim dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimim e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore.

Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe.

Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë.
Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerzit e saj.

Të dua Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat