E ofendoi rëndë Vlora Dumoshin, ministrja i përgjigjet komentueses në Facebook

Aktuale

E ofendoi rëndë Vlora Dumoshin, ministrja i përgjigjet komentueses në Facebook

Nga: G.B Më: 26 mars 2020 Në ora: 12:42
Vlora Dumoshi

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, i ka kthyer përgjigje një komentueses që i ka shkruar në Facebook, duke e ofenduar.

E gjitha ka filluar kur analisti Rron Gjinovci ka shkruar se deputetja Doruntina Maloku është deputete pasi e ka babin e vrarë, përcjell Bota sot.

Ndërsa ministrja e ka shpërndarë atë postim, duke i thënë se gjuha e tij është gjuhë e urrejtjes.

Image

Ndërsa një vajzë e ka ofenduar rëndë ministren, duke i thënë se nuk është e mençur dhe se ende po e pret burrin që e ka lënë.

Kurse ministrja i është përgjigjur asaj se është turp që një femër të shkatërrojë karakterin e saj dhe se mençuria e saj më e madhe janë dy fëmijët e saj.

Postimi i plotë:

E nderuar, Fjolla Sahiti me vie keq per nivelin e nje femre te tille, eshte TURP, nje mendje e ndritur femre te shkaterron karakterin e saj me nje retorik te pabaze.
Edhe ti, neser mundesh me qene pjese e historive te dhimbshme.
Menquria dhe intelegjenca e imja me e madhe, jane dy femijet e mi Rroni dhe Rrapi, trashegemia me e pasur e jetes sime, qe mbulon cdo histori duke shtjelluar cdo dite te lumtur te jetes sime.
E sa i perket punes sime si Ministre e Kultures, Rinis dhe Sportit, vlerëson dikush tjeter, merre me qetesi sepse per nga mosha je e re, dhe cdo dite meson nga pak.

Mbetsh mire!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat