Lëvizja e kufizuar po vazhdon të respektohet edhe në ditën e saj të tretë

Aktuale

Lëvizja e kufizuar po vazhdon të respektohet edhe në ditën e saj të tretë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 12:51
Prishtinë

Edhe në ditën e tretë të ndalimit të qarkullimit për qytetarët dhe automjetet me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID19, kryeqytetasit po vazhdojnë ta respektojnë këtë masë.

Lëvizjet ishin më të pakta nëpër rrugët e kryeqytetit, kryesisht ishin ato automjete të cilat bartin mallra që u panë nëpër rrugë. Edhe qytetarët nuk kishte nëpër rrugët e Prishtinës.

Rruga “Bill Clinton” e cila në ditët e zakonshme është e ngarkuar me kolona, këtë të enjte gjatë kohës kur edhe është e kufizuar lëvizja ishte pothuajse e zbrazët.

Njëjtë ishte edhe rruga “Agim Ramadani” e “Afrim Zhitia”.

Shumë qetë ishte edhe tek rrethi në hyrje të Prishtinës nga magjistralja Prishtinë-Pejë.

Kujtojmë që qeveria e Kosovës si masë parandaluese ndaj pandemisë CO VID19 ku deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 71 ka ndërmarr një sërë masash.

Ndër to është edhe kjo që të kufizohet lëvizja nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe nga 20:00 deri në 6:00. Brenda këtyre orareve të caktuara lejohen të qarkullojnë vetëm ata që kanë nevojë për prodhim, furnizim e nevoja mjekësore, ndërsa lëvizjet tjera janë të ndaluara.

Kundër kësaj masa doli edhe presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi i cili këtë veprim e ka quajtur si antikushtetues.

Image
Prishtinë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat