​Syla-Kurtit: A të kujtohet deklarata me ofendime kur Haradinaj dha dorëheqje?

Aktuale

​Syla-Kurtit: A të kujtohet deklarata me ofendime kur Haradinaj dha dorëheqje?

Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:25
Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ia ka kujtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, deklaratën e tij kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje në vitin e kaluar.

Syla, duke iu drejtuar Kurtit, ka thënë se “në atë ditë kritike, shpërtheve me akuza e shpifje, ashtu siç di ti”.

Syla ka thënë se sot ai po e kursen Kurtin nga një qasje e tillë, teksa ka kërkuar edhe nga elektorati i AAK-së që të bëjë një gjë të tillë, një ditë pas shkarkimit të Kurtit.

Reagimi i plotë i Sylës:

I nderuar kryeministër në detyrë Albin Kurti

Kjo është deklarata juaj në ditën kur dha dorëheqjen Ramush Haradinaj. Ai për të tretën herë u ftua nga Haga, lajm të cilit Serbia iu gëzua më së shumti, e besa as ti nuk arrite ta fshehësh gëzimin tënd. Në atë ditë kritike, shpërtheve me akuza e shpifje, ashtu siç di ti.

Megjithatë, unë po të kursej, n ë këtë ditë jo të mirë për ty. Ftoj edhe elektoratin e AAK-së, që të përmbahen nga deklarimet ndaj teje. Ky është dallimi Albin, mes meje e teje, ky është dallimi mes neve dhe juve.

Uroj që ti dhe familja juaj të keni jetë të gjatë e të lumtur, e ta kalojmë si popull këtë pandemi, pa komplikime shëndetësore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat