Blakaj: Qitjani lapsin 'tekave' dhe 'kontributit' të Agimit në këtë kohë pandemie!

Aktuale

Blakaj: Qitjani lapsin 'tekave' dhe 'kontributit' të Agimit në këtë kohë pandemie!

Nga: G.B Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:30
Sami Blakaj

Njohësi i çështjeve për integrime evropiane, Sami Blakaj, ka thënë se Agim Veliu u bë ministër pasi iu tek, e la Podujevën pa kryetar komune, në një kohë kur qytetarët e saj kishin nevojë për të, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se veç pse iu tek Agimit, po mbahen zgjedhjet në Podujevë dhe po e luan të fortin e qeverisë dhe u rrëzua qeveria.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

VEÇ QITJANI LAPSIN „TEKËVE“ DHE „KONTRIBUTIT“ TË AGIMIT NË KËTË KOHË PANDEMIE!

Veç pse ju tekë Agimit, të bëhet MINISTËR,
ai e la Podujevën pa kryetar komune, në një kohë kur qytetarët e Podujevës kishin dhe kanë nevojë më shumë se kurrë për një kryetar të përgjegjshëm që do të ishte në cdo moment afër tyre në këto kohë të vështira.

Veç pse ju tekë Agimit,
buxhetit të Kosovës do t’i kushtojnë afër 400 mijë euro zgjedhje lokale në Podujevë, para këto të qytetarëve tonë të varfër që sot po presin radhave të gjata për të siguruar një thes miell.

Veç pse ju tekë Agimit, të luante të „fortin“ e qeverisë,
ai në këto 50 ditë të qeverisë Kurti nuk deshi të pranoj kërkesa nga eprori i tij, duke dalur edhe publikisht kundër tij. (Për t’u shkarkuar më pas)…

Veç pse ju tekë Agimit, që „Koalicioni i Shpresës“ të rrëzohej,
ai mobilizoj deputetët e tij (me tre përjashtime) për t’a rrëzuar „qeverinë e shpresës“, për të cilën vet ata deputetë kishin premtuar dhe kishin marrë besimin e qytetarëve.

E tash, qitjani lapsin „tekëve“ dhe „kontributit“ të Agimit dhe nxirrni rezultatin=
#PodujevapaKryetar
#400mijëEroShpenzimeKot
#KosovapaQeveri
#PopullipaShpresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat